Flash News

E-TJERA

Kuvend, miratohet në parim me 87 vota buxheti i vitit 2021

Kuvend, miratohet në parim me 87 vota buxheti i vitit 2021
Foto Ilustruese/ Kuvendi

Kuvendi ka miratuar në parim, me 87 vota pro dhe 9 kundër dhe 2 absenim, projekt-buxhetin për vitin 2021.

Votimi i projekt-buxhetit nga Kuvendi, erdhi pas shqyrtimit në seancën e sotme parlamentare me Ministren e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj.

Mazhoranca e cilësoi projekt-buxhetin si një përgjigjie të duhur ndaj pandemisë, por edhe një ndihmë më të madhe për procesin e rindërtimin e rimëkëmbjen ekonomike.

Ndërkaq, disa deputetë të opozitës parlamentare e konsideruan atë si ‘imagjinar 3D’, duke vendosur më shumë theksin tek borxhi që ka marrë qeveria.

Të fundit