Flash News

E-TJERA

Kuvendi depoziton në Gjykatën Kushtetuese vendimin për shkarkimin e Metës

Kuvendi depoziton në Gjykatën Kushtetuese vendimin për shkarkimin

Kuvendi ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese vendimin për shkarkimin nga detyra të presidentit Ilir Meta. 

Gjykata Kushtetuese ka 3 muaj afat për të vendosur nëse e shqyrton ose jo çështjen, ndërsa nuk ka asnjë limit për kohën kur duhet të mbylle gjykimin dhe të shprehet me vendim. Ajo do të vendosë përfundimisht nëse gjetjet e Parlamentit, për shkelje të rënda të Kushtetues nga Ilir Meta, janë të bazuara apo jo.

Në seancën parlamentare të 9 Qershorit, Kuvendi miratoi me 104 voto pro shkarkimin nga detyra të presidentit të Republikës, Ilir Meta. 7 deputë votuan kundër, ndërsa 3 ligjvënës abstenuan. Në votim morën pjesë 114 deputetë, ndërsa 7 të tjerë nuk ishin të pranishëm.

Meta është presidenti i parë i Republikës që shkarkohet nga detyra nga Kuvendi në historinë e shtetit shqiptar. Kreu i shtetit e ka cilësuar si antikushtetues vendimin e parlamentit dhe se do të vazhdojë të jetë President deri më 22 korrik të vitit 2022, datë kur i mbaron mandati.

Të fundit