Flash News

E-TJERA

Kuvendi i 11 dhjetorit, sugjerimi i Fugës për delegatët: Dërgojini ftesë me shkrim kryetarit, do bëjë gabim nëse nuk shkon  

Kuvendi i 11 dhjetorit, sugjerimi i Fugës për delegatët:

Akademiku i njohur Artan Fuga u ka sugjeruar delegatët demokratë që t’u drejtojnë një ftesë publike dhe me shkrim kryetarit të partisë, deputetëve, dhe anëtarëve të këshillit kombëtar për të marrë pjesë në Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit. 

Në një postim në Facebook, Fuga shkruan se ata do të bënin gabim të pafalshëm nëse nuk shkonin.

Unë besoj se pavarësisht që Kuvendin e PD e thërret antarësia, delegatët nuk do të bënin mirë po qe se nuk do t'i kishin dërguar ftesë publike dhe me shkrim kryetarit të partisë, deputetëve, dhe anëtarëve të këshillit kombëtar për të marrë pjesë atje qoftë edhe si të ftuar.
Këta pastaj do të bënin gabim të pafalshëm nëse nuk shkonin!
Se ata mund të thonë : Ku e dinim ne se po mblidhej Kuvendi, ku e dinim orën, vendin?
Madje delegatëve iu takon që qysh në hapje të Kuvendit të kërkojnë të vijë atje kryetari i partisë, atëhere do të kishim një ballafaqim politik demokratik. Të vinte të propozonte 5 antarët që do të drejtonin Kuvendin!
Do të kishte qenë një rast studimor perfekt.
Por, po qe se nuk shkon?
Atëhere do të shihnim reagimin!
Përsëri do të ishte një përvojë politike e papërsëritshme për t'u vëzhguar!”, shkruan Fuga.

Të fundit