Flash News

E-TJERA

Kuvendi i hapi rrugë arrestimit, ç’ndodh tani me Ahmetajn?

Kuvendi i hapi rrugë arrestimit, ç’ndodh tani me Ahmetajn?

Kuvendi i hapi rrugë arrestimit të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj nga SPAK. Me 117 vota pro, tre abstenim dhe asnjë kundër, Kuvendi vendosi të zhveshë nga imuniteti Ahmetajn.

Por çfarë do të ndodhë tani me Ahmetajn? Ai vijon të mbetet deputet i Kuvendit se nuk e ka imunitetin që gëzon nga ky post për shkak të votimit.

Derisa të merret një vendim i formës së prerë pas hetimeve, Ahmetaj do të mbetet deputet i Kuvendit. Deri tani Ahmetaj nuk ka dhënë asnjë sinjal nëse do të ketë një dorëheqje nga mandati i deputetit.

Siç shkruan edhe në postimin e fundit, Ahmetaj paralajmëron se nuk do të dorëzohet nga pozita e tij kur tha se do të vijojnë të nxjerrë të reja dita-ditës.

Të fundit