Flash News

E-TJERA

Kuvendi i la jashtë/ Gazetarët lajmërojnë protestë, kur dhe ku do të zhvillohet

Kuvendi i la jashtë/ Gazetarët lajmërojnë protestë, kur

Gazetarët e cilësojnë si absurd vendimin e Kuvendit për t’i lënë jashtë Komisioneve dhe seancën plenare dhe do t’i ndjekin aktivitet vetëm nëpërmjet rrjetit të transmetimit në një sallë të posaçme.

Një grup gazetarët kanë lajmeruar protestë përmes njoftimeve të shpërnara në rrjetet sociale. Ata iu kanë bërë thirrje të gjithë gazetarëve për të protestuar në orën 09:30 te Kuvendi para seancës së nesërme plenare. Gazetarët kanë një lutje dhe për redaksitë e televizioneve për të mundësuar akses për këtë protestë

“Vendimi i Byrosë së Kuvendit për të përjashtuar gazetarët e akredituar nga aksesi i komisioneve parlamentare është cenim i pastër i punës sonë dhe lirisë së medias! Përmes një organizimi spontan, sencibilizues ditën e mërkurë datë 08/06/2021 ftohen të gjithë gazetarët që janë të akredituar në Kuvendin e Shqipërisë që në orën 09:30 para seancës plenare të marrin pjesë në një protestë kundër kësaj vendimarrjeje!

PS. Janë të lutura redaksinë e televizioneve të mundësojnë akses për këtë protestë! Kjo është një betejë për fjalën e lirë dhe raportimin e pavarur”, thuhet në njoftim.

Kuvendi i la jashtë/ Gazetarët lajmërojnë protestë, kur

Të fundit