Flash News

E-TJERA

Kuvendi i PD/ Dyshimet për tensione, Nano: Do të veprojmë në bazë të informacioneve

Kuvendi i PD/ Dyshimet për tensione, Nano: Do të veprojmë në

Drejtori i Policisë së Shtetit Gledis Nano u pyet nga gazetarët nëse janë marrë masa për mbarëvajtjen e Kuvendit të PD që do të mbahet nesër.

Ai tha se uniformat blu janë në gatishmëri për të ruajtur rendin publik. Gjithashtu shtoi se policia do të veprojë në bazë të informacioneve që do t'i vijnë nga terreni.

Kujtojmë që ka zëra se ditën e nesërme mund të ketë tensione në selinë blu, ku është parashikuar të përfundojnë Kuvendi që do të nisë në stadiumin "Air Albania", por mbështetësit e Sali Berishës i kanë mohuar.

"Nesër policia është në gatishmëri, është fokusuar në ruajtjen e rendit e të qetësisë publike, për të ruajtur një ambientet sa më të sigurt për qytetarët dhe të huajt. Bazuar nga të dhënat që ne do të kemi nga policia e shtetit, si dhe nga institucionet ligjzbatuese ne do të veprojmë sipas ligjit", tha Nano.

Të fundit