Flash News

E-TJERA

Kuvendi i Shqipërisë miratoi rezolutën kundër raportit të Dick Marty-t, reagon Rusia

Kuvendi i Shqipërisë miratoi rezolutën kundër raportit

Rusia ka reaguar në lidhje me miratimin e rezolutës kundër raportit të Dick Marty-t në Parlamentin e Shqipërisë. Zëdhënësja e ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova shprehet e vendosur se personat e përfshirë në këto krime lufte duhet të përballen ashpër me një dënim të ashpër.

“Parlamenti shqiptar miratoi një rezolutë që kundërshton akuzat në lidhje me trafikimin e organeve në Kosovë dhe Shqipëri. Ne mbetemi të vendosur në qëndrimin tonë se personat e përfshirë në këto krime duhet të përballen me një dënim të ashpër dhe të drejtë”, thotë ajo.

Kujtojmë që më 21 korrik, Kuvendi i Shqipërisë ka votuar me 125 vota të deputetëve, rezolutën, me të cilën synon të hedhë poshtë akuzat për trafikimin me organe të qenieve njerëzore gjatë luftës në Kosovë, të cilat burojnë nga raporti i Marty-t.

Kuvendi i Shqipërisë miratoi rezolutën kundër raportit

Të fundit