Flash News

E-TJERA

Kuvendi/ Majko dhe Gjonaj caktohen anëtarë të Komisionit të Jashtëm, Beci kalon te ‘Veprimtaria Prodhuese’

Kuvendi/ Majko dhe Gjonaj caktohen anëtarë të Komisionit të

Pandeli Majko pasi mori mandatin e deputetit sot në Kuvend u caktua edhe anëtar i Komisionit të Jashtëm Parlamentar dhe anëtar zëvendësues në Komisionin e Ligjeve.

Kujtojmë që Majko zëvendësoi Alqi Bllakon, i cili u arrestua për aferën e inceneratorëve. Po ashtu Kuvendi miratoi kalimin e deputetit Benet Beci nga anëtar zëvendësues në anëtar i Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese.

Ndërsa Etilda Gjonaj anëtare në Komisionin e Jashtëm, duke zëvendësuar Benet Becin. Ndryshimet u votuan nga socialistët në nisje të seancës së Kuvendit.

 

Të fundit