Flash News

E-TJERA

Kuvendi mblidhet nesër për herë të parë pas 25 prillit, rendi i ditës

Kuvendi mblidhet nesër për herë të parë pas 25 prillit,
Foto ilustruese

Kuvendi do të mblidhet për herë të parë pas zgjedhjeve të 25 prillit. Seanca do të nisë në orën 10.00. Në rendin e ditës janë parashikuar të miratohen disa akte normative të qeverisë, të votohen 12 dekrete të presidentit Ilir Meta dhe marrëveshje qe lidhen me sigurimin e vaksinave anti-Covid në Shqipëri.

Ndërkohë, PS ka nisur procedurat për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Kujtojmë se mandati i deputetëve aktualë në Kuvendit të Shqipërisë, përfundon në muajin shtator, kohë në të cilën pritet që të bëhet edhe betimi i ligjvënësve të rinj.

Dokumenta bashkëngjitur

Të fundit