Flash News

E-TJERA

Kuvendi mblidhet për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, votohet edhe shkarkimi i Këshillit Drejtues të RTSH

Kuvendi mblidhet për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, votohet edhe

Kuvendi do të mblidhet sot në seancë plenare, në orën 13:00.

Sot, pritet të miratohet drafti i dakordësuar për ndryshimet në Kodin Zgjedhor sa i përket votës së Diasporës, në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Ndryshimet përfshijnë nga pagesa e postës për kthimin e votës së diasporës, numërimin e saj nga komisionerë politikë dhe afrimin e afatit më 12 mars për regjistrimin e partitive e kandidatëve.

Po ashtu, Kuvendi pritet të votojë shkarkimin e anëtarëve të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar, me në krye Leka Bungon dhe 9 anëtarët, Ilir Keko, Albert Minga, Dionis Papadhimitri, Ëngjëll Ndocaj, Edmond Tullumani, Mevlan Shanaj, Milena Selimi dhe Ardita Reci.

Të fundit