Flash News

E-TJERA

Kuvendi miraton sot ndryshimet në qeveri pa debat, PD akuza për shkelje

Kuvendi miraton sot ndryshimet në qeveri pa debat, PD akuza për

Sot Kuvendi do të mblidhet në orën 17.00 në një seancë të jashtëzakonshme për të miratuar ndryshimet në qeveri, të cilat u prezantuan pak ditë më parë.

Në seancën e sotme do të miratohet largimi i Arben Ahmetaj nga numri dy i qeverisë dhe si ministër, emërimi i Belinda Ballukut si zëvendëskryeministri dhe Majlinda Dhukës si kryenegociatore dhe ministre Shteti.

“Dekret i Presidentit të Republikës së Shqipërisë nr. 13835, datë 26.7.2022 ‘Për shkarkim Zëvendëskryeministri dhe ministri’; Dekret i Presidentit të Republikës së Shqipërisë nr. 13836, datë 26.7.2022 ‘Për emërim ministri’; Dekret i Presidentit të Republikës së Shqipërisë nr. 13837, datë 26.7.2022 ‘Për emërim Zëvendëskryeministri’”, është rendi i ditës.

Kuvendi nuk pranoi kërkesën e demokratëve për debat. Sipas demokratëve, kjo është një tentativë për t’iu shmangur përgjegjësive. PD ka deklaruar se seanca pa debat është kundër Rregullores së Parlamentit.

 

Të fundit