Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Kuvendi me një “strategji censure” ndaj mediave nën ombrellën e dezinformimit

Pasi dështoi tentativa për të miratuar “paketën antishpifje” e prezantuar në publik si një përpjekje për të luftuar fake news dhe dezinformimin, Kuvendi ka ngritur Komisionin e Posaçëm Parlamentar për luftën ndaj dezinformimit i cili shqyrton dhe miraton të mërkurën draftin me katër objektiva me qëllim ‘koordinimin për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike të vendit”.
Një prej katër synimeve kryesore të tij, të kontestuar edhe nga opozita e cila bojkotoi takimin e parë të konstituimit më 26 Qershor 2024 është dhe “mbrojtja e promovimin i lirisë së shprehjes, lirisë së medias dhe pluralizmin online dhe offline” me qëllim “rritjen e ndërgjegjësimit publik dhe nxitja e debatit publik rreth angazhimit kundër dezinformimit”.
Drafti ju prezantua të enjten organizatave të shoqërisë civile dhe përfaqësuesve të mediave nga vetë kryetari i këtij komisioni, Erion Braçe dhe nga Sekretarja Etilda Gjonaj, të cilët theksuan se puna e tyre do të finalizohet me hartimin e një strategjie kombëtare në luftën kundër dezinformimit, e cila do tu përcillet më pas institucioneve që lidhen me fushat respektive. Këta të fundit evidentuan gjatë takimit se dy parimet kryesore të veprimtarisë së Komisionit do të jenë transparenca e gjithëpërfshirja, dhe, në emër të tyre, ata i lanë dy ditë pune përfaqësuesve të OJF-ve të shprehin komentet mbi këtë draft, duke njoftuar mesditën e sotme si afatin përfundimtar të depozitimit të tyre.
Ndërkaq, në faqen e Kuvendin është njoftuar agjenda e takimit të radhës së komisionit, vetëm një ditë më pas, në të cilin theksohet se do të “shqyrtohet dhe miratohet projektvendimi “Për miratimin e objektivave të punës së Komisionit të Posaçëm Parlamentar””. Kjo do të thotë se anëtarët do të kenë në dispozicion më pak se 24-orë për të shqyrtuar komentet apo mendimet e depozituara nga grupet e interesit.
Kjo urgjencë në afatet e konsultimit publik sipas z. Braçe justifikohet me mbylljen e sesionit parlamentar, duke e kthyer dëgjesën dhe parashtirmin e argumenteve prej grupeve të interesit në një proces krejtësisht formal.
MediaLook, në përgjigje të ftesës së mbërritur përmes emailit nga kryetari i Komisionit të Posaçëm Parlamentar, Erion Braçe, analizoi draftin dhe depozitoi në rrugë elektronike në Kuvend komentet e tij vetëm mbi objektivin e katërt me titull: “Mbrojtja dhe promovimi i lirisë së shprehjes, lirisë së medias dhe pluralizmin online dhe offline, aksesin në informacion, rritjen e ndërgjegjësimit publik dhe nxitja e debatit publik rreth angazhimit kundër dezinformimit”, pasi kjo pikë përputhet me ekspertizën e saj.
Sikurse thuhet në dokumentin e vënë në dispozicion nga Kuvendi, objektivi 4-ër parashikon:
Në analizën e dërguar të gjithë anëtarëve, që në krye të herës, MediaLook, së pari, ka shprehur shqetësimin në lidhje me frymën që një Komision Parlamentar të ketë si objektiv dhe përpiqet të disiplinojë, forcojë, seleksionojë apo të tentojë të rrisë kapacitetet e mediave të pavarura apo organizatave të shoqërisë civile me argumentin se “po mbron lirinë e shprehjes, mediave off/on line”. Nuk mundet që “pushteti legjislativ” i cili mbikëqyret nga “pushteti i katërt”, të ndërmarrë një nismë të tillë me qëllim për të “korrigjuar” pushtetin e katërt. Ka një ngatërrim rolesh, konceptesh, ka një ndërhyrje në pavarësinë e pushtetit të katërt (OJF/Media/gazetarë) dhe është një alarm apo përpjekje për ta cenuar dhe jo mbrojtur lirinë e shprehjes.
Së dyti, Qendra MediaLook vëren me shqetësim faktin se një komision parlamentar “ofron mbështetje për kërkim të pavarur të fakteve… me fokus dezinformimin”, pra ka një përpjekje të legjislativit për të ndërhyrë në përmbajtjen mediatike dhe për të udhëzuar mediat sesi të kërkojnë, si të hulumtojnë, çfarë burimesh të përdorin dhe si të raportojnë tematika të ndryshme, nën ombrellën e dezinformimit. Kjo mbështetje vjen pikërisht nga një prej institucioneve kryesore të propagandës politike.
Së treti, dokumenti i Komisionit të Posaçëm Parlamentar thekson se “ka për qëllim të rrisë kapacitetet e mediave të pavarura dhe të forcojë OJF-të për të ekspozuar dhe zbuluar manipulimin e informacionit”. Kjo pikë në mënyrë të veçantë nënkupton kthimin e Kuvendit në një donator apo ndërmjetësues për donacion, pra për financimin e mediave/OJF-ve në rritje kapacitetesh në burime njerëzore dhe infrastrukturë. Praktikisht, nëse ky është një objektiv i Komisionit të Posaçëm, ka një përpjekje për të ndikuar nëpërmjet financimeve në mënyrë të drejtpërdrejtë ose tërthortë në diktimin e përmbajtjes mediatike.
Së katërti, drafti i Komisionit të Posaçëm Parlamentar evidenton se do të ofrojë “mbështetje organizatave të shoqërisë civile që promovojnë informacion të besueshëm dhe media të lirë”. Pyetja që ngrihet lidhet me faktin se si do të përcaktojë ky komision se kush janë OJF-të dhe mediat që ofrojnë informacion të besueshëm dhe ato që nuk ofrojnë informacion të besueshëm. A kanë tagër ligjor apo profesional një grup deputetësh të Kuvendit të Shqipërisë të vlerësojnë cilësinë dhe vërtetësinë e përmbajtjes së këtyre mediave/OJF-ve, ku politika ndërhyn dhe përcakton se çfarë është informacion i besueshëm dhe çfarë jo? Do të shënohej një precedent i rëndë.
Së pesti, MediaLook i ka kërkuar kryetarit Braçe, informacion në lidhje me rolin e deputetes, znj. Etilda Gjonaj në hartimin e këtij drafti, por nuk ka marrë një përgjigje. Arsyeja nuk lidhet me figurën e respektuar të deputetes, por me faktin se znj. Gjonaj ka qenë në krye të institucionit të Ministrisë së Drejtësisë në periudhën e hartimit të të ashtuquajturit “draft antishpifje”. Ky draft, i kontestuar gjerësisht nga të gjitha organizatat vendase apo ndërkombëtare se “cenonte lirinë dhe pavarësinë e mediave”, ishte përpiluar nga një grup pune pranë kësaj Ministrie dhe është prezantuar nga vetë zëvendësja e znj.Gjonaj përgjatë seancave konsultuese me grupet e interesit. “Shqetësimi ynë, – thuhet në analizën e MediLook, në lidhje me rolin e znj.Gjonaj ka të bëjë me faktin se si mundet që një promotorë e “draftit antishpifje” që censuronte median online, por jo vetëm, të jetë promotorë e një drafti në një komision me qellim mbrojtjen e lirisë së medias.
Në konkluzion të analizës së saj MediaLook vlerëson se Komisioni i Posaçëm Parlamentar duhet të heqë/rishikojë objektivin nr. 4 të tij, i cili “në frymë dhe përmbajtje ka si synim cenimin e lirisë së medias, kontrollin e përmbajtjes mediatike dhe nxitjen e dezinformimit”. Në momentin aktual cdo lloj financimi me para publike nga institucione me varësi politike, do të përbënte një problem serioz për median dhe gazetarët e pavarur.
Në vend të kësaj pike, përfaqësues të MediaLook kanë sugjeruar se i vetmi mjet dhe e vetmja ndihmë që ky Komision mund t’i japë reporterëve, mediave dhe gazetarëve është të krijojë akses, liri dhe heqjen e masave shtrënguese që Kuvendi ka apo planifikon të ketë në raport me mediat dhe gazetarët. Për këtë, thuhet në dokumentin e depozituar nga MediaLook, sugjerojmë që ky objektiv të zëvendësohet me një seri masash në Parlament për, të lejuar gazetarët të raportojnë dhe zbërthejnë propagandën politike që vjen nga salla e Kuvendit:
Mbetet për tu parë se cili do të jetë qëndrimi i Komisionit të Posaçëm të Parlamentit dhe sa gjithëpërfshirës do të jetë ky i fundit për të marrë në konsideratë komentet dhe ekspertizat e grupeve të interesit, të cilat janë kundër cdo lloj strategjie kombëtare të edukimit të medias prej Kuvendit dhe institucioneve të varura politikisht për të luftuar dezinformimin.
Marrë MediaLook
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38