Flash News

E-TJERA

Kuvendi miratoi Komisionin Hetimor për shkarkimin e Metës, presidenca: Nuk njohim asnjë vendim

Kuvendi miratoi Komisionin Hetimor për shkarkimin e Metës, presidenca:
Tedi Blushi

Pasi Kuvendi miratoi ngritjen e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Kreut të Shtetit Ilir Meta, ka ardhur reagimi i parë nga presidenca. Zëdhënësi i Metës, Tedi Blushi tha se Presidenti nuk do të njohë asnjë vendim apo veprimtari të Kuvendit, duke e cilësuar këtë të fundit si antikushtetues, njëpartiak dhe kukull të "regjimit kleptokratik".

"Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta shpreh keqardhjen e thellë, që Kuvendi njëpartiak e refuzoi mundësinë që ju dha prej Tij për t’u kthyer në shinat e Kushtetutës dhe të Ligjit.

Çdo produkt i një procesi fiktiv dhe antiligjor parlamentar, që bie ndesh me parimet dhe vlerat e shoqërisë sonë demokratike nuk meriton  vëmendje dhe është nul", tha Blushi.

Ky i fundit u shpreh në një deklaratë për mediat se Meta është i qartë në planin e tij për atë që do të ndodhë në vijim. Gjithashtu shtoi se Presidenti Meta do t'i realizojë përgjegjësitë e tij deri më 24 korrik 2022, kur dhe i mbaron mandati.

Të fundit