Flash News

E-TJERA

Kuvendi miraton Buxhetin 2026, kalon edhe "Paqja fiskale"

Kuvendi miraton Buxhetin 2026, kalon edhe "Paqja fiskale"

Me 81 vota pro dhe 16 kundër, Kuvendi miratoi mbrëmë pas mesnate buxhetin e vitit 2026.

Plani financiar i vitit të ardhshëm parashikon të ardhura rreth 8.5 miliardë euro dhe shpenzime afërsisht 8.9 miliardë euro, që përfaqësojnë rreth 31.9% të PBB-së.

Qeveria ka parashikuar fondet e nevojshme për zbatimin e pagës minimale prej 50 mijë lekësh në muaj. Për herë të parë, parashikohet edhe indeksimi i pagave në administratën publike me 2.5%, që do të hyjë në fuqi më 1 janar 2026.

Për vitin e ardhshëm është parashikuar formula e re e rritjes së pensioneve që parashikon bonuse të përmuajshme. Sipas të dhënave në projektligj fondi për bonuset në vitin që vjen do të jetë 100 milionë euro si dhe janë parashikuar 16.5 milionë euro për indeksimin e tyre.

Investimet publike të vitit të ardhshëm arrijnë në rreth 1.9 miliardë euro, ndërsa fondi i rindërtimit do të jetë 50 milionë euro. Për 11 projektet koncesionare parashikohen 120 milionë euro, pak më pak se një vit më parë.

Kuvendi miratoi me 75 vota pro projektligjin “Për marrëveshjen e paqes fiskale”, si dhe një sërë projektligjesh të tjera.

Deputetët miratuan rrëzuan amendamentet e paraqitura nga deputeti i PD-së Enno Bozdo, sipas së cilit projektligji hap një “autostradë” të vërtetë për pastrimin e parave.

Deputetët rrëzuan edhe amendamentet e paraqitura nga deputeti i PS-së, Erion Braçe në kuadër të paqes fiskale.

Të fundit