Flash News

E-TJERA

Kuvendi miraton me 104 vota pro raportin për shkarkimin e Metës

Kuvendi miraton me 104 vota pro raportin për shkarkimin e Metës

Kuvendi ka miratuar me 104 vota pro raportin e Komisionit Hetimor për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës, Ilir Meta. 7 deputetë të tjerë kanë abstenuar, ndërsa dy të tjerë kanë votuar kundër. 

Të premten e 28 Majit, Komisioni Hetimor hartoi raportin final me të gjitha shkeljet e pretenduara dhe ia dërgoi atë Kuvendit. Për disa javë, Komisioni Hetmor mblodhi fakte, që sipas tij, vërtetonin shkeljet e Presidentit, dhe që ishin kryesisht deklarata të bëra nga ky i fundit në media apo në rrjetet sociale. PS pretendon se Meta ka bërë shkelje të rënda të Kushtetutës.

Sipas nenit 88 të Kushtetutës, mazhoranca duhet të marrë jo me pak se 94 vota pro ose 2/ 3 e të gjithë deputetëve, që kreu i shtetit të shkarkohet. Nëse PS-ja arrin t'i marrë kaq vota pro, atëherë Meta bëhet sot presidenti i parë i Republikës që shkarkohet nga detyra në historinë e shtetit shqiptar.

Nëse Kuvendi voton pro shkarkimit të Presidentit Meta, është Gjykata Kushtetuese ajo që vendos nëse gjetjet e Parlamentit, për shkelje të Kushtetues nga Ilir Meta, janë të bazuara apo jo.

Të fundit