Flash News

E-TJERA

Kuvendi miraton ndryshimet në buxhetin e 2021 dhe marrëveshjen me Pfizer

Kuvendi miraton ndryshimet në buxhetin e 2021 dhe marrëveshjen me

Në seancën e parafundit të kësaj legjislature, Kuvendi ka miratuar në seancën e sotme plenare aktin normativ për marrëveshjen me Pfizer për blerjen e vaksinave anticovid. Pro marrëveshjes kanë votuar 98 deputetë, 5 kanë qenë kundër dhe një ka abstenuar.

Po kështu Kuvendi ka miratuar aktin normativ “Për menaxhimin e sistemit buxhetor” me 81 vota pro, 9 kundër dhe 5 abstenim. Kuvendi ka miratuar sot dhe ndryshimet në buxhetin e shtetit 2021 me 82 vota pro, 9 kundër dhe 4 abstenim.

Sot ishte seanca e parafundit plenare, pasi më 7 korrik zhvillohet seanca e fundit e këtij sesioni parlamentar dhe kësaj legjislature, pasi në shtator do të betohen deputetët e rinj.

Të fundit