Flash News

E-TJERA

Opozita bashkon votat me maxhorancën/ Kuvendi miraton tre projektligje

Opozita bashkon votat me maxhorancën/ Kuvendi miraton tre projektligje

Nga Akti Normativ për furnizimin me dozat e vaksinën Pfizer te projektligji për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, Kuvendi kaloi sot tre projektligje.

Me 112 pro dhe 2 abstenim është miratuar akti normativ “Për miratimin e tekstit të disa ndryshimeve në marrëveshjen për prodhimin e furnizimin me vaksina Pfizer".

Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9917, datë 19.05.2008 “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit” të ndryshuar”, u miratua me 106 vota pro, 6 kundër dhe 1 abstenim.

Ndërsa projektvendimi “Për një ndryshim në vendimin nr. 166, datë 16.12.2004 “Për miratimin e Rregullores së Kuvendit” u miratua me 111 pro dhe 3 kundër

 

Të fundit