Flash News

E-TJERA

Kuvendi miraton zgjatjen e vlefshmërisë së kartave dhe pasaportave për diasporën

Kuvendi miraton zgjatjen e vlefshmërisë së kartave dhe

Kuvendi miratoi me shumicë të thjeshtë aksin normativ të Këshillit të Ministrave për shtyrjen e vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit të shtetasve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit deri në fund të muajit maj.

Vendimi u miratua me 76 vota pro dhe vjen si pjesë e përpjekjeve për të lehtësuar procesin e votimit për emigrantët shqiptarë, duke iu dhënë mundësinë të marrin pjesë në zgjedhjet e 11 majit pavarësisht dokumenteve të skaduara.

Deputetët e opozitës nuk ishin të pranishëm në sallë gjatë momenti të votimit.

 

 

Të fundit