Flash News

E-TJERA

Kuvendi në seancë maratonë, votohet sot drafti për Reformën Zgjedhore

Kuvendi në seancë maratonë, votohet sot drafti për

Kuvendi do të mblidhet sot sërish në një seancë maratonë ku pritet të votohen shtesat dhe ndryshimet në Kodin Zgjedhor, për të cilat është rënë dakord nga Grupi i Dialogut PS dhe PD.

Sipas draftit, emigrantët që kanë një adresë të saktë banimi, duhet të bëjnë kërkesë elektronikisht për të votuar. Zgjedhësi që dëshiron të votojë nga jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë pas hapjes së procesit të regjistrimit nga KQZ aplikon në mënyrë individuale për regjistrim në listën e këtyre zgjedhësve.

KQZ krijon, mirëmban dhe përditëson platformën elektronike për regjistrimin e kërkesave të zgjedhësve që dëshirojnë të votojnë nga jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

Të fundit