Flash News

E-TJERA

Video/ Kuvendi në seancë plenare, Garda nxjerr jashtë gazetarët

Video/ Kuvendi në seancë plenare, Garda nxjerr jashtë

Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur në seancën plenare të radhës ku kryeparlamentarja Lindita Nikolla nuk pranoi kërkesën e opozitës për mocion me debat për sulmet ndaj gazetarëve.

Teksa Nikolla mbante fjalën Garda ka nxjerrë jashtë gazetarët të cilët ndodheshin në sallë. Zhupa iu drejtua Nikollës duke i kërkuar të kthejë gazetarët në sallë pasi po cenon lirinë e medias.

“Nxirrni gazetarët ndërkohë që flasim i e respektoni lirinë e medias. Ja gazetarët hiqen. Nuk ka asnjë të drejtë të largojnë gazetarët nga sallat e shtypit. Nuk mund të largoni kurrësesi gazetarët. Ktheni gazetarët në sallë. Ktheni gazetarët mos vazhdoni të cenoni lirinë e medias. Gazetarët që kanë dëshirë të qëndrojnë në sallë duhet ët qëndrojnë në sallë. Nuk mund të vazhdoni me urdhra të paligjshëm siç bëni parlamentarizmin me SMS”, tha Zhupa.

Gazetarët shihen teksa komunikojnë me një nga punonjësit e Gardës i cili i nxjerr jashtë sallës së Kuvendit.

Të fundit