Flash News

DITARI POLITIK

Kuvendi në seancë plenare, votohet sot ngritja e dy komisioneve hetimore të opozitës

Kuvendi në seancë plenare, votohet sot ngritja e dy komisioneve

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet këtë të enjte në seancën plenare të radhës. Por, ndryshe nga seancat e mëparshme, mazhoranca dhe opozita ranë dakord që sot punimet t’i rikthehen normalitetit.

Seanca pritet të nisë në orën 10:00.

Kuvendi do të votojë për ngritjen e dy komisioneve hetimore që janë kërkuar nga opozita: ngritja e Komisionit Hetimor të Kuvendit për Shërbimin Publik të Sterilizimit dhe Shërbimit Publik të Check-Up në Shëndetësi, si edhe ngritja e Komisionit Hetimor të Kuvendit për Trajtimin e të Dhënave të Sistemit TIMS.

Në total, janë parashikuar 12 projektvendime dhe projektligje që do të kalojnë për votim.

 

Dokumenta bashkëngjitur

Të fundit