Flash News

E-TJERA

Kuvendi nuk arriti konsensus, zgjidhen automatikisht anëtarët e rinj të KLP dhe KLGJ

Kuvendi nuk arriti konsensus, zgjidhen automatikisht anëtarët e rinj

Kuvendi votoi sot në seancën plenare zgjedhjen e anëtarëve të rinj të KLGJ dhe KLP, por pa konsensus mes palëve.

Kandidatët për anëtarë të KLGJ nga trupa e pedagogëve të Fakultetit të Drejtësisë, u zgjodhën me 84 vota pro. Ilir Rusi dhe Yllka Rupa do të zëvendësojnë Maksim Çokun dhe Erjon Muharremajn në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Për vendin vacant në KLP, që mbetet nga kreu Gent Ibrahimi, u zgjodh kandidatja Mirela Bogdani, si e vetmja që ishte në garë.

“Emrat e kandidatëve të përzgjedhur nga nënkomisioni përmblidhen në një listë dhe i dërgohen Kryetarit të Kuvendit. Brenda 10 ditëve, Kuvendi miraton listën e kandidatëve me 2/3 e të gjithë anëtarëve. Nëse lista rrëzohet, procedura përsëritet në nënkomision sipas pikës 7 të këtij neni, por jo më shumë se dy herë. Në rast se pas zhvillimit për herë të tretë të procedurës Kuvendi nuk miraton listën e paraqitur, kandidatët e kësaj liste konsiderohen të zgjedhur. Procedura e detajuar rregullohet me ligj”, thuhet në ligj.

Sipas procedurave kandidatët nga trupa e pedagogëve përzgjidhen në 2 faza: nga institucionet përkatëse të arsimit të lartë (fakultetet e drejtësisë dhe Shkolla e Magjistraturës) dhe nga një mbledhje e posaçme e rektorëve dhe dekanëve.

Më vonë, Kuvendi zgjedh mes kandidatëve dy anëtarë për secilin institucion.

Sot, parlamenti miratoi me 103 vota pro, një kundër dhe një abstenim edhe mandatin e dytë të Gent Sejkos, si guvernator i Bankës së Shqipërisë.

Të fundit