Flash News

E-TJERA

Kuvendi nuk miraton zgjedhjen e anëtarëve të KLP dhe KLGJ

Kuvendi nuk miraton zgjedhjen e anëtarëve të KLP dhe KLGJ

Kuvendi nuk miratoi sot në seancën maratonë emrat e përzgjedhur në raundin e dytë për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësorë dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Erind Mërkuri e Albens Tabaku për KLGJ dhe Artan Reci e Bledar Bajri për KLP nuk morën dot 84 vota.

Projektvendimi “Për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor nga radhët e avokatëve sipas ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë" (raundi i dytë) mori 67 vota pro, 3 kundër  dhe 1 abstenim.

Ndërsa, me 65 vota pro, asnjë kundër, 2 abstenim nuk është miratuar as Projektvendimi “Për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga radhët e avokatëve sipas ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë" (raundi i dytë).

 

 

 

Të fundit