All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Kuvendi shkarkon me 104 vota pro presidentin Ilir Meta

All - Paragraf - 1

Kuvendi shkarkon me 104 vota pro presidentin Ilir Meta

Kuvendi ka miratuar sot me 104 voto pro shkarkimin nga detyra të presidentit të Republikës. 7 deputë kanë votuar kundër, ndërsa 3 ligjvënës kanë abstenuar. Në votim kanë marrë pjesë 114 deputetë, ndërsa 7 të tjerë nuk kanë qenë të pranishëm.

All - Paragraf - 3

Kështu, Meta bëhet sot presidenti i parë i Republikës që shkarkohet nga detyra në historinë e shtetit shqiptar. Tani është Gjykata Kushtetuese ajo që do të vendosë përfundimisht nëse gjetjet e Parlamentit, për shkelje të rënda të Kushtetues nga Ilir Meta, janë të bazuara apo jo.

Për disa javë, Komisioni Hetmor mblodhi fakte, që sipas tij, vërtetonin shkelje të Kushtetutës nga ana e Presidentit Ilir Meta, dhe që ishin kryesisht deklarata të bëra nga ky i fundit në media apo në rrjetet sociale.

Fillimisht Kuvendi votoi me 104 vota pro raportin e Komsionit Hetimor për shkarkimin e presidentit Meta. Kundër raportit u shprehën 7 deputetë, 2 të tjerë kanë abstenuar, ndërsa një votë është konsideruar e pavlefshme. Sipas nenit 88 të Kushtetutës, për shkarkimin e Presidnetit të Republikës duhet të kishte jo me pak se 94 vota pro ose 2/ 3 e të gjithë deputetëve.

Të fundit