Flash News

E-TJERA

Kuvendi shqyrton të mërkurën ligjet fiskale dhe projektbuxhetin për vitin 2026

Kuvendi shqyrton të mërkurën ligjet fiskale dhe projektbuxhetin

Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë paraditen e kësaj mërkurën seancën e radhës plenare.

Në rend dite janë përfshirë një sërë projektligjesh me natyrë fiskale, si edhe projektbuxheti i vitit 2026, i cili do të shqyrtohet në parim.

Pjesa më e madhe e rendit të ditës i kushtohet paketës fiskale, ku përfshihen projektligje për ndryshime në ligjin e procedurave tatimore, TVSH-në, tatimin mbi të ardhurat, taksat vendore, sistemin e monitorimit të qarkullimit, marrëveshjen e paqes fiskale, rivlerësimin e pasurive të paluajtshme dhe fshirjen/shuarjen e detyrimeve tatimore apo doganore.

Një nga pikat kryesore të seancës është shqyrtimi në parim i projektbuxhetit të vitit 2026.  

Në përfundim të rendit të ditës, deputetët do të kenë mundësi të mbajnë diskutime për çështje jashtë rendit. 

 

Dokumenta bashkëngjitur

Të fundit