Flash News

E-TJERA

Kuvendi vendos, seanca për shkarkimin e Metës do të zhvillohet më 9 qershor

Kuvendi vendos, seanca për shkarkimin e Metës do të zhvillohet

Seanca, ku do të votohet për shkarkimin ose jo të Presidentit Ilir Meta do të zhvillohet në 9 qershor, ora 10.00. Kështu u vendos në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve.

Për shkarkimin e Presidentit të Republikës duhen jo më pak se 94 vota. Kujtojmë që Komisioni Hetimor miratoi raportin përfundimtar ditën e premte dhe vendosi ta dorëzonte atë në Kuvend, brenda 7 ditëve. Deputetëve do iu vihet në dizpozicion një material përmbledhës me gjetjet e Komisionit Hetimor.

Ky i fundit ka mbledhur deklarata, postime, informacion nga institucionet si prova kundër Kreut të Shtetit. 49 socialistë morrën nismën për shkarkimin e Presidentit të Republikës.

Kjo është hera e dytë e ndërmarrjes së një akti të tillë nga ana e deputetëve të PS. Komisioni, strukturë që u miratua në Kuvend, kishte kohë 3 javë për të mbledhur prova dhe për të hartuar raportin.

Sipas anëtarëve të këtij Komisioni, Meta ka shkelur Kushtetutën, ka kapërcyer kompetencat e tij, ka mbajtur qëndrim të njëanshëm, ka nxitur mesazhe dhune dhe ka punuar kundër partisë në pushtet.

Presidenti nuk u paraqit në seancë dëgjimore, me argumentin se kjo strukturë është krijuar nga një Parlament ilegjitim, duke theksuar se nuk do të njohë asnjë vendim dhe se do të qëndrojë në detyrë deri në përfundim të mandatit kushtetues.

 

 

Të fundit