Flash News

E-TJERA

Votohet projektligji për ‘Eurobondin’/ “Merr SMS nga Balla”, Bardhi debat me Ballën: Çfarë ke more, të ngeli emri im në gojë

Votohet projektligji për ‘Eurobondin’/ “Merr SMS nga

Miratimi i ligjit për ‘Eurobondin’ është shoqëruar me debate në Kuvend mes mazhorancës dhe opozitës.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi u ankua se projekt vendimi nuk ishte në sistem dhe as përpara deputetëve dhe se sipas tij kryetarja e Kuvendit nuk respekton rregulloren dhe po merr SMS nga kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla.

Debati në Kuvend:

Lindita Nikolla: Ju lutem kush nuk ka votuar ende të vijojë me procesin e votimit, mbyllen diskutimet dhe për këtë pikë të rendit të ditës. Nga Këshilli i Ministrave sapo është depozituar projektligji për Eurobondin që do të emetohet nga Ministri për Ekonominë, miratimin e përjashtimeve nga tatimet dhe taksat për heqjen dorë nga imuniteti për marrëveshjet që do të lidhen nga Ministri për Financat dhe Ekonominë. Projektligji është kërkuar të shqyrtohet me procedurë të përshpejtuar, nuk përfshihet në rastet kur ndalohet përdorimi i kësaj procedure. Pas njoftimit të kryetarit të Kuvendit dëgjohet një folës, nëse kanë dëshirë.

Alfred Rushaj: Nuk e dimë se çfarë ka ardhur dhe nuk mund të themi po ose jo pa e parë me një njoftim që ju thoni

Lindita Nikolla: Atëherë referuar dispozitës që ju citova, kreu i Kuvendit ju paraqet për votim projektvendimin përkatës, po ju lexoj projektvendimin…. projektligji për Eurobondin që do të emetohet nga Ministri për Ekonominë, miratimin e përjashtimeve nga tatimet dhe taksat për heqjen dorë nga imuniteti për marrëveshjet që do të lidhen nga Ministri për Financat dhe Ekonominë. Kuvendi vendos votimin me procedurë të përshpejtuar, shqyrtimi në Komision të bëhet më 25 tetor 2021, shqyrtimi në seancë plelanre më 28 tetor. Miratohet. Po zoti Bardhi

Gazment Bardhi: E para duhet respektuar rregullorja e Kuvendit, kërkesa për marrjen e fjalës për procedurë jepet menjëherë dhe nuk kishte nisur akoma procesi i votimit. Pika dy e rendit të ditës ishte njoftime dhe nëse kishte ardhur një kërkesë nga Këshilli i Ministrave do të duhej që ju zonja kryetare të na e kishin njoftuar në pikën dy.

Pasi ka nisur seanca nuk shtohen në rendin e ditës sepse kështu i teket Edi Ramës. Seanca plenare ka një rend dite, ka rregulla se si shtohet rendi i ditës, njoftimet jepen në pikën dy. Pasi ka nisur seanca pasi kemi diskutuar të gjitha pikat e rendit të ditës nuk shtoni dot sepse është shkelje flagrante. Deputetët nuk janë njohur me këtë projektvendim, ju hidhni votim. Çfarë votuam ne? A na e keni shpërndarë projektvendimin? Juve zonja kryetare? Nuk e kemi as në sistem, as përpara, si i fton të votojnë diçka që s’e kanë përpara? Ku ndodh kjo?

Ku jemi këtu në mbledhjen e Partisë Socialiste? Jemi në Kuvend këtu dhe ju nuk mund të na trajtoni sikur na keni në xhep e na nxirrni e na fusni sa herë të doni. Ku e ke projektvendimin? A është shpërndarë, çfarë votojmë ne? Ku e kemi ne?

Gazment Bardhi: Ku e ke projektvendimin, më kthe përgjigje tani, lëre zotin Balla

Lindita Nikolla: Është hedhur në sistem

Gazment Bardhi: Zonjë, edhe njëherë do të duhej ta kishit future në rend dite ose ta kishit bërë tek njoftimet e pikës dy. Kjo kërkesë nuk ka qenë e depozituar. Ju nuk mund të shtoni gjëra pa njoftuar deputetët dhe t’i ftoni të votojnë, është shkelje flagrante e rregullores dhe e Kushtetutës. Anulojeni procedurën.

S’kemi asgjë me procedurën e shpejtë apo me tjetrën. Por Kuvendi duhet të vijojë sipas rregullave e jo të urdhrave që merr me SMS-që nga zoti Balla. Nuk je zëdhënëse e Ballës, por  Kryetare e Kuvendit, sillu si e tillë. Unë sinqerisht e kam besuar që ju keni bërë një zotim, por po e shkelni çdo ditë.

Taulant Balla: Të ngeli në gojë emri im….çfarë ke more, çfarë ke….Hiqe nga goja emrin tim se nuk ka lidhje fare.

Të fundit