Flash News

E-TJERA

Kuvendi voton për arrestimin e Ballukut, Berlini i prerë: Ministrat e dyshuar të hetohen, Shqipëria nën prag kritik

Kuvendi voton për arrestimin e Ballukut, Berlini i prerë: Ministrat e

Shqipëria vijon të mbetet nën një “prag kritik” në procesin e integrimit europian deri në momentin kur të marrë një Raport Vlerësimi të Përkohshëm të Standardeve (IBAR) pozitiv nga Komisioni Europian.

Kështu shkruan media gjermane Internationale Politik Quarterly, e cila thekson se progresi i vendit drejt Bashkimit Europian do të varet nga rezultatet konkrete në luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë.

Sipas analizës së publikuar, qeveria gjermane po i ndjek me vëmendje rastet konkrete dhe kërkon që ministrat e dyshuar për abuzime jo vetëm të shkarkohen nga detyra, por edhe të përballen me hetime të plota nga prokurorët specialë.

"Ndërkohë, Shqipëria do të vazhdojë të shihet nën një prag kritik derisa të marrë një Raport Vlerësimi të Përkohshëm të Standardeve (IBAR) pozitiv nga Komisioni Evropian. Berlini po i trajton rastet e fundit të korrupsionit të profilit të lartë në Tiranë më rreptë se shumë shtete të tjera anëtare të BE-së. Ai dëshiron që ministrat e dyshuar jo vetëm të shkarkohen nga qeveria, por edhe të hetohen siç duhet nga prokurorët specialë.

Por, sapo Shqipëria të kalojë këtë raport IBAR, i cili është kushti formal për të filluar mbylljen e kapitujve të negociatave, ajo mund t’i bashkohet Malit të Zi, së bashku me Islandën, si pjesë e një marrëveshjeje pakete zgjerimi e cila mund të përfshijë gjithashtu një status të veçantë ‘para-anëtarësimi’ për Ukrainën dhe Moldavinë", thuhet ndër të tjera në artikull. 

 

Të fundit