Flash News

E-TJERA

Ky është 41-vjeçari që plagosi me thikë partneren në Korçë

Ky është 41-vjeçari që plagosi me thikë partneren
Një ngjarje e rëndë u regjistrua këtë të martë në qytetin e Korçës, ku një 41-vjeçar goditi me thikë ish-partneren e tij. Incidenti ndodhi rreth orës 10:00 në zonën e njohur si "Trekëndëshi", lagjja nr. 4.

Sipas Policisë, autori i dyshuar, Ilir Çami, është kapur dhe shoqëruar në Komisariatin e Policisë Korçë për procedura të mëtejshme. Manderina Çela, u transportua menjëherë në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Ilir Çami, i cili më parë ishte arrestuar për përndjekje ndaj të njëjtës person, ka vepruar për shkak të një historie të tensionuar mes tyre që përfundoi me këtë akt dhune. Policia po heton më tej rrethanat e këtij incidenti.

Rreth orës 10:00, në lagjen nr. 4, shtetasi I. Ç., 41 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës thikë shtetasen M. Ç., e cila u dërgua për mjekim, në spital, dhe është jashtë rrezikut për jetën. Autori i dyshuar, shtetasi I. Ç.(i arrestuar dhe më parë për përndjekje të kësaj shtetaseje), është kapur nga shërbimet e Policisë dhe është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Korçë, për veprime të mëtejshme procedurale”, sqaron policia.

Të fundit