Flash News

E-TJERA

Ky është çifti që u vra sot në Balldren të Lezhës, prindër të katër fëmijëve

Ky është çifti që u vra sot në Balldren të

Personat që shikoni në foton e mësipërme, janë Kreshnik dhe Gentjana Mujeci, të cilët u ekzekutuan me armë zjarri pasditen e kësaj të diele në Balldren të Lezhës.

Çifti kishte 4 fëmijë dhe po lëviznin me automjetin tip Audi Q7 drejt banesës së tyre, kur persona ende të paidentifikuar u kanë zënë pritë dhe kanë hapur zjarr drejt tyre, duke i lënë të vdekur në vendngjarje.

Sipas raportimeve, Kreshnik Mujeci, në tetor të vitit 2017 u arrestua si i dyshuar për vrasjen e shtetasit Genci Mhillaj në Shkodër. 30 vjeç në atë kohë, Mujeci u akuzua për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim.

Ndërkohë Arben Nasufi, kreu i Policisë Lezhë konfirmon se mjeti u godit me breshëri plumbash ndërsa ishte në lëvizje.

Ata sapo kishin dalë nga një lokal në autostradën Lezhë-Shkodër dhe kanë qenë rrugës për në banesën e tyre e cila ndodhet pak minuta prej vendit të ngjarjes.

Të fundit