E-TJERA

Ky është formacioni i Shqipërisë që pritet të zbresë në fushë sonte ndaj Serbisë

Ky është formacioni i Shqipërisë që pritet të

Kombëtarja e Shqipërisë pritet të luajë sonte ndaj Serbisë në stadiumin ‘Air Albania’ në Tiranë, në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Botërorin e vitit 2026.

Trajneri Sylvinho do të ketë një punë të vështirë për të zgjedhur formacionin dhe tashmë në media qarkullojnë ide se si pritet që Shqipëria të zbresë në fushë për këtë ndeshje tejet të rëndësishme.

Në portë pritet që të konfirmohet Thomas Strakosha, teksa vija e mbrojtjes do të përbëhet nga emra si Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Elseid Hysaj dhe Mario Mitaj.

Pritet që të aktivizohen dyshja e Serie A, Kristjan Asllani dhe Ylber Ramadani, së bashku me Qazim Laçin.

Mirlind Daku me gjasë do të startojë si sulmues qendre, teksa nga krahët do të ketë ndihmën e Arbër Hoxhës dhe Armando Brojës.

Formacioni i mundshëm (4-3-3):

Strakosha, Hysaj, Gjimshiti, Ajeti, Mitaj, Asllani, Ramadani, Laçi, Broja, Daku, Hoxha. 

Të fundit