Flash News

E-TJERA

Ky është Kliti Leka, autori i ekzekutimit të ndërtuesit Niko Goro në Himarë: Po ndërtonte në tokën e nipit, nuk më pagoi

Ky është Kliti Leka, autori i ekzekutimit të ndërtuesit Niko

I prangosur dhe me kapele të zezë në kokë. Ky është Kliti Leka, 53 vjecari i cili tashmë ka pranuar autorësinë e vrasjes me armë zjarri të biznesmenit Niko Goro mëngjesin e sotëm në qendër të Himarës.

Pas arrestimit, ai ka deklaruar në polici se shkak i konfliktit që ka agravuar deri në vrasjen e 51-vjeçarit këtë të shtunë, ka qenë një borxh i pashlyer që shkon deri në 70 mijë auro. Ai ka thënë para policisë se Goro ka ndërtuar në një truall që ai pretendon se e ka patur të trashëguar dhe nuk i ka dhënë paratë që i ka kërkuar. 

Po ashtu, në dëshmi thuhet se Leka është shprehur se nuk ka patur si qëllim ta vrasë, por vetëm ta trembë. 

Ky është Kliti Leka, autori i ekzekutimit të ndërtuesit Niko

Ndërkohë, në makinën ku u arrestua autori janë gjetur dy arme zjarri. Veç armës kallashnikov, shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të automjetit kanë gjetur dhe një tjetër  armë zjarri  të tipit pistoletë, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin se me cilën prej armëve të sekuestruara, autori ka kryer krimin.

Ky është Kliti Leka, autori i ekzekutimit të ndërtuesit Niko

Të fundit