Flash News

E-TJERA

Ky është Martin Nikolla, shoferi i kryeparlamentares, që dhunoi anëtarët e familjes Kaçi

Ky është Martin Nikolla, shoferi i kryeparlamentares, që dhunoi
Personi në foto është shoferi i kryeparlamentares Lindita Nikolla, Martin Nikolla i cili dhunoi ditën e djeshme anëtarët e familjes Kaçi.
Nikolla përdori edhe armën e shërbimit duke qëlluar në ajër dhe fatmirësisht nuk pati të lënduar.
Pas ngjarjes ai u përjashtua nga Garda dhe u vendos në prangat e policisë. Në dëshminë e tij të dhënë për policinë, ai u shpreh se se ka qëlluar me armë në ajër, por sipas tij qëllimi ka qenë për të ndalur sherrin e nisur.
“Konflikti nga nisur nga pala tjetër. Na kanë ardhur në shtëpi dhe na kanë kërcënuar, duke na thënë do ju vrasim , nuk duam t’ju shikojmë në rrugë. Kemi tentuar të ulim gjakrat, por ata kanë qenë shumë të dhunshëm dhe na kanë qëlluar me grushte. Kur pashë që u agravuar situata kam qëlluar me armë në ajër që të shmang një përplasje më të rëndë. Është pala tjetër ajo që na ka provuar në çdo rast dhe nuk na lejonin në rrugë. Duke qëlluar në ajër kam shmangur një përplasje më të rëndë midis familje”, ka treguar Nikolla.
I moshuari, Pjetër Kaçi, i cili u dhunua nga vëllezërit e familjes Nikolla u shpreh se konflikti ka nisur për rrugën dhe plani për dhunimin e tij ka qenë i planifikuar.
Ai u shpreh se njëri prej vëllerzrve, Arbeni, i ka prerë rrugën kur dërgoi lopën në parcelë dhe i ka thënë se “ky vend do lahet me gjak”.
“Dje unë shkova çova lopën në parcelë. Ka qenë plan i kurdisur. Ka ardhur djali i madh. Më tha hë, shyqyr që më fole, dhe erdhi prej atje këtu dhe tha do të lahet me gjak ky vend. Më pas erdhën kalamajtë dhe gruaja ime. I kam çuar pleqtë me zakon të Mirditës, nuk i ka pranuar. Nuk e di ku i kam rënë në qafë”, tha i moshuari.

Të fundit