Flash News

E-TJERA

Ky është mësuesi amerikan që mbyti gruan, qentë i vrau me shkop bejsbolli, më pas vari edhe veten

Ky është mësuesi amerikan që mbyti gruan, qentë i vrau

Personi në foto është Matthew James Wertz, mësuesi që mbyti gruan me litar, vrau qentë me shkop bejsbolli dhe më pas vari veten në banesën me qira ku jetonin.

Paraprakisht dyshohet që ngjarja të ketë ndodhur në kushte depresioni, por kjo është pistë paraprake dhe po hetohet nga policia.

Viktima kishte lënë edhe një letër lamtumire për babanë. Mësohet se në letër shkruhej: “Më fal, nuk ia dola dot.”

Në një nga dhomat e banesës të marrë me qira, e cila ishte e mbyllur u gjet e vrarë, paraprakisht e mbytur me litar shtetasja Indonezjane Saragih Indah Lilis Sartika, 48 vjeçe. Po kështu po në këtë ambient janë gjetur të vrarë dy kafshë shtëpiake (qen). Paraprakisht mendohet se të dy qentë janë goditur me mjet të fortë (shkop bejzbolli).

Policia thote se Matthew Janes Wertz dhe gruaja e tij kane qene te pajisur me leje qëndrimi.

Shtetasi Matthew Janes Wertz, ishte i punësuar si mësues në një shkollë private në qytetin e Tiranës, ndërsa shtetësja Saragih Indah Lilis Sartika ishte e pa punë.

“Strukturat për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.3 Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor tëJuridiksionit të Pëgjithshëm Tiranë, kanë kryer të gjitha veprimet e domosdoshme procedurale s: këqyrjen e vendit të ngjarjes, pyetjen e personave që kanë dijeni për rrethanat e hetimit, këqyrjen paraprake të kufomave në praninë e mjekut ligjor, këqyjen paraprake të kafshëve në praninë e një mjeku veteriner, sekuestrimin e provave materiale si;

– litarët e gjendur në trupin e dy kufomave;

– një letër e shkruar me shkrim dore në gjuhën angleze në të cilën përshkruan veprimet që ka ndërmarë autori;

– dorëshkrime të mëparshme të shtetasit Matthew Janes Wertz;

– dorëshkrime të mëparshme të shtetasit Matthew Janes Wertz të sekuestruara në shkollën private ku ai jepte mësim;

– një telefon celular;

– katër kompjutera laptop;

– një shkop bejzbolli;

– një shumë parash në lekë shqiptare dhe valuta të huaja;

– një automjet tip Mercedes A Class, me targë AA 510 YP në pronësi të shtetasit Matthew Janes Wertz”.

Nderkohe autopsia e kufomave do të kryhet sot në Insitutin e Mjeksisë Ligjore Tiranë. Të gjitha provat e sekuestruara do ti nënshtrohen ekzaminimeve të nevojshme kriminalistike dhe Mjeko-Ligjore.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor të Juridiksionit të Pëgjithshëm Tiranë vazhdon kryerjen e veprimeve procedurale për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarje të rëndë.

Materialet i kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor të Juridiksionit të Pëgjithshëm Tiranë për veprat penale, “Vrasja për shkak të mardhënieve familjare” parashikuar nga neni 79/c të Kodit Penal dhe “Vrasja me dashje e kafshës së shoqërimit” parashikuar nga neni 207/b i Kodit Penal.

Të fundit