Flash News

E-TJERA

Ky është polici që humbi jetën në aksidentin tragjik në Lezhë

Ky është polici që humbi jetën në aksidentin tragjik

Personi që shihni në foto është 46-vjeçari Gazmir Zhuka, që humbi jetën në aksidentin tragjik të regjistruar mesditën e sotme në aksin rrugor Lezhë – Shkodër në afërsi të fshatit Balldre.

Automjeti tip “Benz” me të cilën po lëvizte i vetëm viktima, u përplas me një furgon në të cilën udhëtonin disa shtetas Serb.

Këta të fundit fatmirësisht nuk morën lëndime, ndërsa përplasje ishte mjaft e fortë çka e dëshmojnë dhe dëmtimet e shumta që kanë pësuar makina.

Policia nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti, që paraprakisht mendohet të ketë ndodhur nga parakalimi i gabuar i njërit prej automjeteve, duke sjellë dhe përplasjen e fortë.

Të fundit