Flash News

E-TJERA

“Ky është pushkatim!”, pedagogu apel shqiptarëve: Sot kushton më lirë të protestosh se të shkelësh gazin

“Ky është pushkatim!”, pedagogu apel shqiptarëve: Sot

Pedagogu dhe aktivisti Ervin Goci u ka bërë thirrje shqiptrarëve që të marrin pjesë masivisht në protestën kombëtare që nis sot në orën 11.00 nga sheshi ‘Skënderbej’ në Tiranë dhe paralelisht edhe në qytete të tjera të vendit, kundër rritjes së çmimeve të karburantit dhe produkteve të shportës.

Në një mesazh në rrjetet sociale, Goci u kujton se sot kushton më lire të protestosh se të shkelësh gazin.

Postimi i plotë:

SHQIPTARET NE PROTESTE..!

TE GJITHE QYTETET NE PROTESTE!

Qytetaret e gjithe Republikes e bene detyren dje, sot dhe me shume, ne çdo hapesire, ne çdo forme, por ne thelb mbetet vrasja e normalitetit, ata qe e shtypin gazin pa teklif fare, duke bere uf e puf, duhet ta dine qe jane ne nje sjellje suicide ne afat te gjate.

Une nuk paragjykoj asnje, nuk kam asnje te drejte, thjesht u drejtohem, si shqiptari-shqiptarit qe dilni, protestoni!

Sot kushton me lire te dalesh te protestosh se te shkelesh gazin, llogarite jane te thjeshta.

Dy miq me thonin sot, qe per te vajt ne Kosove dhe ne Gjirokaster, kishin harxhuar 50 mije lek plus mbi vleren e zakonshme, pra 40% me shume.

Ky eshte pushkatim! Durohet kjo?

Motoja eshte e thjeshte : te rrish kushton shume me lire se te protestosh, eshte kaq e thjeshte. Neser, sheshi Skenderbej duhet te buçase, sepse qe nje popull te ndihet i gjalle, ka nevoje te degjoje pulsin here pas here.

Neser ne 11.00, sheshi Skenderbej.  

Të fundit