Flash News

E-TJERA

Ky është qyteti me ajrin më të ndotur në Shqipëri

Ky është qyteti me ajrin më të ndotur në Shqipëri

Në periudhën e dimrit, ngrohja e qytetarëve me dru shkakton një ndotje më të lartë të ajrit. Korça është piëkrsiht qyteti me ajrin më të ndotur përgjatë periudhës dimërore.

Jo vetëm për shkak të lëndës drusore, të cilët qytetarët përorin për ngrohje, por edhe për gazrat që lëshojnë automjetet.

Euronews Albania ka sjellë analizën e ekspertit të çështjeve të mjedisit, Elvis Çela.

Eksperti k kryer disa matje afatgjata në qytetin juglindor dhe thotë se gjatë dimrit ajri i Korçës është tërësisht i dëmshëm për shëndetin e njerëzve.

“Në periudhën e dimrit na ka rezultuar që Korça është qyteti më i ndotur në Shqipëri. Qyteti më i ndotur në Shqipëri sipas parametrave dhe indeksit të cilësisë së ajrit rezulton bashkia e Korçës. Kemi kryer matjen me mjete të lëvizshme por edhe të instaluara, paisje që janë të lidhura nga gjithë qytetarët”, tha Çela.

Eksperti ka treguar se cili është faktori që shkakton ndotjen më të lartë.

“Faktori kryesor në periudhën e dimrit është djegia e druve të zjarrit masivisht nga familjarët, është qyteti me përdorimin e druve të zjarrit në përqindje shumë të lartë cka reflekton në treguesit e cilësisë së ajrit. Trafiku i rënduar në akset kryesore, infrastruktura urbane që jo në gjithë qytetin është brenda standardeve”, tha ai.

Të fundit