Flash News

E-TJERA

"Ky është sezoni më i rregullt turistik", ish-zëvendësministrja e Ramës reagon ashpër: Nga vila qeveritare në Dhërmi kështu të duket

"Ky është sezoni më i rregullt turistik",

Irena Beqiraj, ish-zëvendësministre e Financave në qeverinë “Rama 1” ka bërë një reagim ndaj statusit të kryeministrit Rama në Twitter. Në këtë tëeet, Rama sulmoi kritikët dhe kundërshtarët politikë, të cilët kërkojnë përgjegjësi shtetërore dhe jo individuale dhe se ky është sezoni turistik më i rregullte  i sigurtë.

Beqiraj ka reaguar ndaj Ramës duke thënë se "kështu duket nga vila qeveritare në Dhërmi" dhe i drejtohet Ramës duke thënë se "është bërë më cinik".

Në reagimin e tij, Rama pasi sulmoi mediat dhe kundërshtarët politikë, tha se ky sezon turistik është më i rregullti dhe më i organizuari.

"Ky është sezoni më i organizuar, më i rregullt e më i pastër turistik ndonjëherë falë punës së palodhur që kemi nisur qysh shtatorin e shkuar!Ishte deri dje edhe sezoni më i qetë e më i sigurtë,me plazhet publike dhe rrjetin e vrojtuesve të plazhit organizuar si asnjëherë tjetër,"- shkroi  Rama pak më herët në Twitter.

Ndërkohë Beqiraj e fton Ramën për drekë në Lalz , "jo për qëllime të errëta politike e as për ngjala koalicionesh strategjike, por miqësisht për të të treguar se situata që paraqet në postimin tënd ekziston vetëm në realitetin imagjinar që ju raportojnë vartësit tuaj."

Postimi i plotë i ish-zëvendësministres së Financave:

Nga vila qeveritare në Dhërmi kështu duket !

Padyshim që kështu është ! Nga vila qeveritare në Dhërmi kështu duket ! Edhe ky nuk është faji yt ! Ti e ke të pamundur ta shohësh realitetin . Për fatin tënd të keq, ti je i sunduar nga pushteti . Pushteti është “një substancë” që jo vetëm krijon varësi, por shkakton efektet anësore të supermacisë edhe mungesës së ndjeshmërisë. Pushteti transformon, duke dëmtuar racionalitetin e të menduarit. Jo sipas meje , por sipas neurologëve . Individët me pushtet sipas tyre “pasqyrojnë” shumë më pak.

Kjo të ka bërë edhe më cinik. Ti mendon se të gjithë jemi gabim, se ajo që te vdekëshmit e tjerë mendojnë duhet të mbikëqyret monitorohet, menaxhohet, rregullohet, pse jo edhe të censurohet. Thjesht ndihesh superior. Ti mund të gjykosh , por çdo gjykim mbi ty është i gënjeshtërt, i padenjë, është një paragjykim i bazuar tek padituria, negativiteti, apo keqdashja .

Të gjithë të shajnë, e mua më dhimbsesh. Skllav I pushtetit tënd , e ke humbur përfundimisht betejën , bashkë me të edhe shansin që të besh nje ndarje të denjë si burrë shteti nga ai .

Kushdo që të urren do të uronte të rrije sa më gjate nën pushtetin e pushtetit tënd !

P.s Të ftoj një ditë për drekë në Lalz , jo për qëllime të errëta politike e as për ngjala kualicionesh strategjike, por miqësisht për të të treguar se situata që paraqet në postimin tënd ekziston vetëm në realitetin imagjinar që ju raportojnë vartësit tuaj !

Të fundit