Flash News

E-TJERA

Ky është shefi i komisariatit që u arrestua në operacionin e SPAK, për kapjen e "baronit të drogës"

Ky është shefi i komisariatit që u arrestua në operacionin e

Mbrëmjen e sotme SPAK ka zhvilluar një operacion të shtrirë në disa qytete të vendit.

Spak ka lëshuar 15 urdhër arreste ndërsa mes të arrestuarve rezulton edhe shefi i komisariatit në Laç, Dritan Meta.

Aksionet po zhvillohen edhe në Tiranë, Krujë, Durrës, Vlorë, Kurbin. Ndërkohë, drejtori i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku bëri me dije se janë shpallur në kërkim Gëzim Çela, Arben Dalipaj banues Vlorë, Roland Muza banues në Durrës. Sipas Rrumbullakut ndodhen jashtë vendi.

‘Në vijim të hetimeve, të kryera nga hetimet në bashkëpunim me SPAK, ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për trafik narkotikësh për grup të struktura kriminale për Gëzim Çelën, Arben Dalipaj banues Vlorë, Roland Guzo banues në Durrës. Dritan Metaj, shefi i policisë Laç, i cili është arrestuar. Tre të tjerët janë shpallur në kërkim. Në bashkëpunim po punohet për lokalizimin dhe kapjen e tyre. Rezulton se janë Shqipërisë.’- tha Rrumbullaku.

 

 

 

Të fundit