Flash News

E-TJERA

SPAK operacion në disa qytete, policia rrethon banesën e Gëzim Çelës, mes të arrestuarve një shef komisariati

SPAK operacion në disa qytete, policia rrethon banesën e Gëzim

Policia e Shtetit në bashkëpunim SPAK po zhvillon një megaoperacion në disa qytete të vendit.

Operacioni  është shtrirë në Tiranë, Krujë, Durrës, Vlorë dhe Kurbin. Mësohet se mes të arrestuarve, është dhe një shef komisariati.

Ndërkohë në Fushë Kuqe është rrethuar banesa dhe lokali i Gëzim Çelës.

Çela, është njëri nga personat e dyshuar dhe shpallur në kërkim për tentativën e trafikimit të drogës me varkë velierë nga Shqipëria në drejtim të Italisë.

Çela, rezulton i dënuar me 10 vite burgim nga Gjykata e Krimeve të Rënda, por që nga viti 2015, policia nuk ka mundur ta lokalizojë dhe arrestojë, megjithëse ka pasur mjaft informacione se ai qëndron i lirë në zonën e lagunës së Patokut

"Në gusht të këtij viti, policia sekuestroi 28 kg hashash dhe arrestoi dy korrierë ukrainas, në detin Adriatik.0

Megaoperacioni filloi menjëherë pas njoftimit të strukturave monitoruese në terren, për lëvizjen e një mjeti lundrues të shpejtë, nga laguna e Patokut, në drejtimin jug-perëndim. Ky mjet lundrues ka kontaktuar në det në një distancë 12 milje një tjetër mjet lundrues tip Velierë, dhe dyshohet se shtetasit në këto 2 mjete lundruese, kanë shkëmbyer lëndë narkotike.

Në megaoperacion u përfshinë avionët e FRONTEX-it, ndërsa nga deti u përfshinë mjetet e Policisë Kufitare dhe mjete të GDF-së, të cilat kanë bërë rrethimin e velierës.

Shtetasit që ndodheshin në velierë, sapo kanë konstatuar se ishin të rrethuar nga Policia, i kanë vënë zjarrin mjetit lundrues dhe me një barkë të vogël shpëtimi, kanë tentuar të largohen, por janë kapur në flagrancë.

Në të njëjtën kohë kur u nderhy nga deti, Forcat Speciale “RENEA” ndërhynë nga toka, në ambientet e një lokali në lagunën e Patokut, ku qëndronin disa shtetas që dyshohet se kishin lidhje me tentativën për të trafikuar lëndë narkotike.

Në vijim, u shoqëruan në Polici dhe u arrestuan 4 shtetas shqiptar dhe 2 shtetasit ukrainas të cilët u kapen në mjetin e vogël lundrues, në afërsi të velierës, të cilës i kishin vënë zjarrin.

Në cilësinë e provës materiale, gjatë megaoperacionit “Flakë në det” u sekuestruan 2 armë zjarri pistoleta, municion luftarak, një shumë e madhe parash, në valuta të ndryshme, 25 celularë dhe sende të tjera.

Gjithashtu, u sekuestruan një sasi prej 23 kg lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa, e gjetur në det, në afërsi të vendit ku u fundos veliera e djegur dhe një mjet lundrues gomone, bashkë me GPS.

Në vijim të hetimeve intensive dhe të pandërprera në kuadër të operacionit “Flakë në det”, të kryera nga strukturat hetimore të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me SPAK-un, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata krimianle dhe grupi i strukturuar kriminal”, për shtetasit:

Gëzim Çelaj, banues në Fushë Kuqe;

Arben Dalipaj, banues në Vlorë;

Roland Guza, banues në Durrës;

Dritan Metaj, me detyrë shef i Komisariatit të Policisë Laç.", deklaroi Drejtori i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku në një komunikim për mediat. 



Të fundit