Flash News

E-TJERA

Ky është tepelenasi që dyshohet se ka ekzekutuar recepsionistin në Dhërmi

Ky është tepelenasi që dyshohet se ka ekzekutuar recepsionistin

Një krim i rëndë ka ndodhur në Dhërmi,ku sipas informacioneve të sapo publikuara nga policia, recepsionisti i “Hotel Greccia” dyshohet se fillimisht është marrë peng dhe më pas është ekzekutuar me armë zjarri pak minuta pas mesnatës së djeshme, por trupi i tij ende nuk është gjetur.

Viktima është identifikuar shtetasi Eraldo Nevruzi (31 vjeç) nga Tirana,  i qëlluar me armë zjarri në Dhërmi, ndërsa autori i krimit të rëndë dyshohet se është shtetasi Gerald Shehu (43 vjeç), nga Tepelena, por banues në Angli.

Policia është njoftuar nga pronarët e ‘Hotel Greccia’, pasi kishin humbur kontaktet me punonjësin e tyre.

Mësohet se viktima i moshës 31-vjeçare nga Tirana, kishte shkuar për të punuar gjatë sezonit veror si recepsionist në Dhërmi.

Dyshohet se viktima Eraldo Nevruzi dhe autori i krimit Gerald Shehu kanë pasur njohje dhe përplasje të mëparshme, ndërsa në ambientet e hotelit janë gjetur shenja gjaku por ende nuk ka informacion për trupin e pajetë të 31-vjeçarit.

Autori dyshohet se është arratisur drejt Greqisë

Policia ka vijuar kontrollet dhe verifikimet dhe rezulton se autori i dyshuar i ngjarjes është arratisur drejt Greqis.

Autori i ngjarjes është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij, policia ka shoqëruar dhe marrë në pyetje 29 persona dhe vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

Autori i dyshuar i krimit, Gerald Shehu rezulton se është proceduar nga policia në vitin 2022 për ndërtim pa leje buzë detit në Dhërmi.

Dinamika e ngjarjes mbetet ende e paqartë.

Të fundit