Flash News

E-TJERA

Kyçet Kadastra e Lushnjes, dokumentet do të merren online në e-Albania

Kyçet Kadastra e Lushnjes, dokumentet do të merren online në

Kadastra e Lushnjes nuk do të jetë më në shërbim të qytetarëve. Të gjitha dokumentet e kërkuara do të merren online në portalin e-Albania.

Kreu i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Artan Lame tha nga Lushnja se ka përfunduar regjistrimi dhe skanimi onlin dokumenteve dhe se tashmë të gjitha të dhënat e nevojshme për pronat qytetarët do të duhet t’i marrin në e-Albania dhe jo më në sportele.

“Me krijimin e Qendrës së Kadastrës Digjitale, procesi i digjitalizimit përfundoi për Bashkinë Lushnje. Ky proces nënkupton skanimin e të gjithë referencave të të gjithë pronave në këtë qytet, administrimin e tyre në server digjital me qëllim ruajtjen dhe transparencën e informacionit. U bë në të njëjtën kohë skanimi i Kartelave fizike në volumet Kadastrale, ku këto kartela dhe dokumentacioni teknikoligjor i skanuar ju nënshtruan proçesit të Digjitalizimit.

Kartelat e digjitalizuara janë importuar ne sistemin multifunksional, në të cilën pasqyrohet, jo vetëm veprimi i fundit aktiv i pronës por i gjithë historiku i saj. Volumi i punës që nënkupton ky proces është vërtet impresionant. Mjafton të themi që vetëm për Lushnjen u përpunuan:122 Zona Kadastrale; 710 Volume; 92.000 referenca pasurish; 163.000 kartela pasurie të digjitalizuara; 1,5 milion dokumenta të skanuara”, deklaroi Lame.

Po ashtu, Lame tha se po punohet edhe për digjitalizimin e Kadastrës në Tropojë, për shkak të fluksit të lartë të kërkesave.

"Brenda këtij viti ky proces do të përfundojë edhe në Bashkinë e Tropojës. Duket si një Bashki periferike, por të mos harrojmë që perspektiva turistike e ka kthyer në një qendër me shumë kërkesa dhe nevoja", tha Lame.

Të fundit