Flash News

E-TJERA

La fëmijën 8 ditësh pasi u arrestua për një gjobë, flet nëna: Nuk isha në dijeni, pres të lirohem

La fëmijën 8 ditësh pasi u arrestua për një gjobë,

Diana Bahçja është 25-vjeçarja e cila u detyrua të lerë fëmijën e saj 8 ditësh pasi u arrestua nga policia për një gjobë të papaguar.

Bahçja ka reaguar për herë të parë teksa vijon të mbetet nën arrest. Në një lidhje telefonike për emisionin “Good morning Albanians” në Euronews Albania, Bahçja tha se nuk ka qenë në dijeni të ndonjë gjobë apo dënimi me burg.

“Nuk e di, unë pres të lirohem që sot, po tani se di. Nuk kam qenë në dijeni fare për asnjë lloj gjëje, as për gjobë, as për burgim, për asgjë. Fillimisht më morën për një deklaratë, më pas më komunikuan dënimin me burg,” u shpreh 25-vjeçarja.

Bahçja është arrestuar pasi Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër i ka vendosur një gjobë në vitin 2020 prej 2 milionë e 500 mijë lekë të vjetër, të cilën e kanë konvertuar një javë më parë, në 50 ditë burg.

Të fundit