Flash News

E-TJERA

La Liga, Barca pa Messin vuan por arrin fitoren

La Liga, Barca pa Messin vuan por arrin fitoren

Barcelona pa yllin e saj Leo Messi bën mjaftueshëm për të fituar ndeshjen 0-2 me modestët e Elches, dhe për të  kapur vendin e tretë në La Liga.

Forma  e “blaugranave” nuk duket optimale, por djemtë e holandezit Koeman arrijnë fitoren me golat e bashkëkombësit Frenkie de Jong në fundin e pjesës së parë, dhe atë të Puig në fundin e ndeshjes.

Protagonist i ndeshjes edhe portieri i Barcës ter Stegen, që në disa raste ka shpëtuar rezultatin. Barca ngjitet në kuotën e 37 pikëve, një më shumë se Sevija./A2

Të fundit