All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

La Liga/ Barcelona mund Sevillan 1-0 në Camp Nou, shkëlqejnë Pedri dhe Dembele

All - Paragraf - 1

La Liga/ Barcelona mund Sevillan 1-0 në Camp Nou, shkëlqejnë

Ekipi katalanas ka mposhtur Sevillan në Camp Nou me rezultatin 1-0, ndeshje e vlefshme për kampionatin spanjoll, La Liga. Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga mesfushori 19 vjeçar Pedri në minutën e 72-të.

All - Paragraf - 3

Pas marrjes së tre pikëve, Barcelona ngjitet në vendin e dytë me 57 pikë, me pikë të barabarta me  Sevillen dhe Atletiko Madrid-in, por me avantazhin e golavarazhit. Gjithashtu  Barcelona ka luajtur një ndeshje më pak. Efekti Xavi duket se po jep frytet e veta dhe ekipi ka një përmirësim të ndjeshëm në të gjitha repartet, reflektuar kjo dhe nga ngjitja nga vendi i 10, kur Xavi u emërua trajner, në vendin e dytë.

Pedri konsiderohet si një ndër talentet më të spikatur dhe mbrëmë ai vërtetoi dhe njëherë tjetër klasin e tij. Kartoni i tij vlerësohet rreth 80 milionë euro dhe është një ndër mesfushorët më të kërkuar nga ekipet e mëdha europiane. E ardhmja e Dembeles nuk dihet ende, për shkak se ai nuk ka rinovuar ende me Barcelonën. Sidoqoftë, performanca e tij është rritur ndjeshëm që nga ardhja e Xavit në stolin katalanas. Kjo mund të jetë një shtysë që Dembele të firmosë një kontratë të re me ekipin blaugran. 

Të fundit