Flash News

E-TJERA

‘La Repubblica’: Rama telefonoi i tërbuar drejtorin e RAI-t pas investigimit

‘La Repubblica’: Rama telefonoi i tërbuar drejtorin e RAI-t pas

Investigimi i emisionit “Report” në RAI 3 solli një panoramë të Shqipërisë jo të propaganduar, por të faktuar me prova e dokumente se si krimi ka rrënjë në instancat më të larta qeveritarë.

Nga lidhjet e Olsi Ramës me trafikantët e Xibrakës, tek prapaskenat e paktit Rama-Meloni dhe Engjëll Agaçin të konsideruar “ish-avokat i bosëve të drogës”, investigimi solli në vëmendje skandale.

Mirëpo, publikimi i tij ka vënë në lëvizje kryeministrin Edi Rama. Ky i fundit, siç raporton 'La Repubblica' ka telefonuar drejtorin e RAI-t, Paolo Corsini.

Gazeta shkruan se sikur të mos mjaftonin hallet e tjera që kishte, dje është detyruar të dëgjonte kryeministrin e tërbuar shqiptar në telefon.

“Dje, pavarësisht se kishte shumë për të menduar, ai duhej të dëgjonte edhe kryeministrin shqiptar Edi Rama, i cili u tërbua për episodin e Report për paktin mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët,” shkruan gazeta.

Të fundit