Flash News

E-TJERA

La shtatzënë 12-vjeçaren, arresohet i riu në Përmet

La shtatzënë 12-vjeçaren, arresohet i riu në Përmet

Një 23 vjeçar nga Mallakastra është arrestuar tre dite më pare në Përmet pasi dyshohet se ka lënë shtatzëne një minorene 12-vjeçare.

Ngjarja ka ndodhur disa muaj më parë, kur 23-vjeçari me iniciale B.L. ka pasur raporte intime me 12-vjeçaren nga qyteti i Permetit.

Kontakti seksual ka cuar në ngjizjen e një foshnje. E mitura 40 dite pas aktit ka shfaqur shqetësime në trup dhe ka lajmëruar të atin që e kishte në Greqi pasi prindërit i ka në emigracion dhe vetë jeton me gjyshen.

I ati e ka çuar të bijën 12 vjeçare për kontroll në spitalin e Përmetit dhe aty ka mësuar se minorenia ka qëne shtatzënë në muajin e dytë.

Më pas sipas raportimeve e mitura ka treguar emrin e personit  me të cilin kishte pasur raporte intime.

Të fundit