Flash News

E-TJERA

La timonin dhe hipi mbi makinën në lëvizje për video në TikTok, gjobitet e i bllokohet patenta dhe mjeti të riut

La timonin dhe hipi mbi makinën në lëvizje për video në

Në rrjetet sociale po qarkullonte ditët e fundit në video, ku shfaqej një i ri, teksa lë timon dhe hipën mbi makinën në lëvizje për të realizuar një video për në rrjetin social "Tik Tok".

Ky rast ka sjellë reagimin e Policisë Rrugore e cila ka identifikuar të riun dhe e ka ndëshkuar duke e gjobitur dhe i është bllokuar mjeti e patenta.

Bëhet fjalë për 34-vjeçarin me iniciale A.K., banues në Tepelenë. Sipas burimeve zyrtare, ngjarja ka ndodhur më 17 Korrik, rreth orës 13:00, në rrugën e brendshme të fshatit Dragot, Tepelenë, ku i riu ka kryer manovra të rrezikshme në rrugë duke drejtuar mjetin tip ‘Volkswagen’.

"Për këtë shtetas është vendosur masa administrative 60.000 lekë të rinj, me sanksion plotësues ndalim administrativ i mjetit dhe tërheqje e lejes së qarkullimit për manovra të rrezikshme në rrugë, mosndryshim të pronësisë së mjetit brenda afatit dhe mosshlyerje të masave administrative brenda afatit ligjor”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit