Flash News

E-TJERA

Laborator droge në Lushnje, arrestohet një prej autorëve dhe dy punonjës të OSHEE

Laborator droge në Lushnje, arrestohet një prej autorëve dhe dy

Godina e këtij karburanti të lënë jashtë përdorimit ishte kthyer në burim fitimi duke u kthyer në një laborator të mirëfilltë droge. Edhe pse buzë autostradës Fier – Lushnje në afërsi të kryqëzimit të quajtur pushimi i shoferit ishte përshtatur për kultivimin e kanabisit.

Sot, policia ka dhënë detahe mbi këtë operacion.

Në sajë të operacioni antikanabis i koduar "Krutja”, policia zbulon në fshatin Krutje brenda një ndërtese, një ambient të përshtatur si laborator, që shërbente për kultivimin e bimëve narkotike, nëpërmjet ngrohjes me llamba.

Nga operacioni, sekuestrohen fidanë kanabisi dhe pajisje të ndryshme elektrike, si dhe arrestohet në flagrancë një prej autorëve të kësaj ngjarje dhe dy punonjës të kompanisë OSHEE.

Po ashtu, shpallet në kërkim pronari i ndërtesës i cili është organizatori i kësaj veprimtarie kriminale si edhe dy bashkëpunëtorë të tjerë.

Në kuadër të këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi M. Ç., 40 vjeç, banues në Lushnje, si dhe u shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve E. R., 45 vjeç, banues në Tiranë, L. S., 54 vjeç dhe I. B., 27 vjeç, banues në Fier.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë përshtatur ambientin e një ndërtese në pronësi të shtetasit E. R., me aparatura që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike.

Gjithashtu, u arrestuan në flagrancë për veprën penale "Shpërdorim detyre" shtetasit M. Z., 64 vjeç, banues në fshatin Ardenicë dhe V. L., 23 vjeç, banues në fshatin Gorre.

Të dy këta shtetas, punonjës të kompanisë OSHEE, në kundërshtim me ligjin nuk kanë përmbushur detyrën, (duke mos kontrolluar linjën elektrike, si dhe matësin e energjisë elektrike).

Gjatë operacionit shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale  pajisjet elektrike që kanë shërbyer për kultivimin e bimëve narkotike dhe fidanë të dyshuar narkotikë kanabis, të kultivuar në kushte laboratorike.

Gjithashtu gjatë kontrollit të banesës së shtetasit L. S., u gjetën dhe u sekuestruan disa fishekë luftarak dhe pajisje që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike në kushte laboratorike.

Materialet për veprime të mëtejshme do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, "Shpërdorim detyre", “Vjedhja e energjisë elektrike" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak"”, njofton policia.  

Të fundit