Flash News

E-TJERA

Laboratori i k*kainës/ Gazetarja zbardh dëshmitë e dy venezuelianëve: Njëri tha "kam ardhur për mbjellje flokësh"

Laboratori i k*kainës/ Gazetarja zbardh dëshmitë e dy

Gazetarja Klodiana Lala zbardhi detaje lidhur me operacionin e SPAK të zhvilluar mbrëmjen e së premtes, ku u zbulua një laborator kokaine dhe u arrestuan 10 persona.

E ftuar në emisionin “Open” në News24, Lala tha se GJKKO caktoi sot masën e sigurisë arrest me burg për 10 persona të arrestuar, mes të cilëve 3 janë shtetas të huaj, dy venezuelianë dhe një kolumbian. 

“Sipas SPAK, dy shtetasit nga Venezuela do kryenin rolin e kimistëve, duke ndarë drogën nga lëkurët e lopëve që ishin të kriposura ose të regjura.

Në pohimet e tyre,  njëri nga Venezuela ka thënë se ka ardhur për mbjellje flokësh në një nga klinikat në Tiranë. Madje ka paraqitur edhe biletën e kthimit. 

Shtetasi i dytë nga Venezuela ka pretenduar se ka ardhur për tregti rrobash, do të blinte disa rroba, duke paraqitur edhe fatura.

Shtetasi kolumbian ka pretenduar se i janë mohuar të drejtat e tij, duke mos dhënë sqarime të tjera”, tha Lala.

Të fundit